Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“S’do ta kisha njohur Kukësin nëse nuk do ta dija se po shikoja filmin me regji të Edi Ramës”

ShkodraWeb 10 February, 2018
kukesrama

Deputeti Flamur Noka shkruan ne Facebook:

Nuk do ta kisha njohur Kukësin sot, nëse nuk do ta dija se po shikoja një film me regji të Edi Ramës. Në spitalin me mjekë dhe infiermierë të importuar, me bluza të sapoveshura, me korridore të lyera enkas për kryeministrin, ishin të gjithë të lumtur. Banorët e Tiranës do të kenë ndjerë zili për kushtet spitalore që shfaqen në filmin e Ramës. Por realiteti nuk është ai. Shëndetësia publike në Kukës, si në çdo qytet tjetër, ka vdekur. Spitali i Kukësit, ai që nuk duket në filmin e Ramës, është katandisur si një stallë e padenjë edhe për bagëtitë.

Spitali i Kukësit është në gjendje të mjeruar, sepse kreu I tepsisë së Rilindjes jep çdo vit 20 milionë euro vetëm për konçensionet e dështuara dhe korruptive të shëndetësisë.

Kreu I tepsisë nuk tha asnjë fjale pse në fshatrat e Kukësit askush nuk ka shansin të ketë ndihmë shëndetësore. E vërteta është se në fshatra nuk ekziston një shërbim I tillë.

Edi Rama nuk thotë se kush i detyroi mjekët të marrin arratinë nga sytë këmbet, nuk thotë as që pacientët në Kukës duhet të shkojnë në spital me çarçafë, garza, bisturi, ilaçe dhe batanije me vete.

Kreu i tepsisë së Rilindjes foli për pagesa faturash e tarifash nga banorët e qarkut të Kukësit, ku mjerimi migjenian nuk është metaforë, por realitet.

45 % e popullsisë në qark jetojnë me ndihme ekonomike, por Rama nuk tha asnjë fjale për punësimin dhe zbutjen e varfërisë.

Ne Kukësin e shpresës së vrarë, ku 15% e popullsisë ka marrë arratinë rrugëve të Europës dhe 50 % e mendojne çdo ditë ikjen, Edi Rama nuk përmendi asnjë projekt apo ide që të frenojë shkatërrimin.

Edi Rama ishte në Kukës, por nuk guxoi të zërë në gojë aeroportin, hapjen e të cilit e premtoi në fushatë me aq bujë.

Kreu i tepsisë së Rilindjes ishte në Kukës për të inauguruar një investim të pushtetit lokal, por nuk u tha kuksianeve pse në 5 vjet buxheti për Qarkun e Kukësit ka qenë dhe është zero. Përtej fasadës së tepsisë në ERTV, Kukësi është në vdekje klinike dhe kjo është dhurata apo ndëshkimi i vërtetë I Edi Ramës për banorët që nuk e votuan dhe nuk do ta votojnë përsëri.

p.s.. Kuksianët edhe per nje analize apo vaksinim te bagetive ju duhet ti marrin ne krahe e ti çojnë bagëtitë në Shkodër se kreu i tepsise ju rrembeu edhe laboratorin veterinar./ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Denoncimi/ “Veliaj po dëbon kioskat tona për të vënë të vetat”
Next: ​Arrestohen dy reperët italianë, plagosën me thikë shqiptarin

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.