Po bën muaj që ka dalë nga kontrolli , por një stacioni hapësinor i Kinës rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Sipas NASA-s, sateliti “Tiangong” po tërhiqet nga orbita e Tokës dhe do të përplaset me planetin rreth 30 marsit,
Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi Kina pranoi zyrtarisht se kishte humbur kontrollin e tij.
Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj.
Nuk përjashtohet mundësia që mbetjet toksike dhe ndotja e ajrit të prekin edhe Shqipërinë.
Agjencia Hapësinore Evropiane paralajmëroi se:
Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.
Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës.
Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapësirës presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës./joq/