Salianji thumbon Ballën: A mund të ndryshohet sistemi Tims me photoshop…(foto)

Loading...

Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop”. Është ky postimi i shkurtër që bën deputeti demokrat Ervin Salianji në Facebbok. Bashkë me mesazhin, publikon edhe një fotografi, ku thuhet se të dy kanë bërë 57 udhëtime së bashku.

Disa ditë më parë, ligjvënësi demokrat, duke iu referuar siç tha, “të dhënave të sistemit TIMS”, denoncoi nga selia blu udhëtimet e kryera bashkë jashtë vendit, të kreut të grupit parlamentar socialist me Edmond Begon, të dënuar më parë për trafik droge. Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla i ka quajtur shpifje akuzat e deputetit të PD-së dhe e paralajmëroi se do ta padisë.

Loading...