
Pas prezantimit të kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik me drejtues Lulzim Bashën të dielën, një tjetër koalicion do të prezantojë kandidatët e vet për qarkun Shkodër.
Sali Berisha por edhe liderë të tjerë politikë, do të jenë të martën në Shkodër për të prezantuar kandidatët e Koalicionit PD- Aleanca për Shqipërinë madhështore.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga selia blu, takimi do të zhvillohet të martën, 18 mars 2025, ora 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ndërsa drejtues dhe kandidatë për deputetë të qarkut Shkodër, kanë nisur shpërndarjen e ftesave poër pjesëmarrje në shumë zona të qytetit.