
Ditën e djeshme, me parimin “një antar, një votë”, Sali Berisha është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike. Pro tij, kanë votuar rreth 43 mijë anëtarë, duke marrë mbi 90% të votave përballë Ibsen Elezit.
Ndërkohë, është njoftuar lëvizja e radhës, e cila përmbyll plotësisht atë që konsiderohet rithemelim i Partisë Demokratike. Të shtunën, në selinë blu mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili do të votojë kryesinë e re pas propozimeve që do të bëjë kryetari i PD Sali Berisha. Lajmin e ka dhënë përmes një njoftimi në Facebook Edi Paloka.
Njoftim
Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD!
Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.
Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.
Edi Paloka
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD