Sali Berisha dhe familja e tij “dërgohen” në Kongresin Amerikan, lajmin e jep ambasadorja Yuri Kim…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë viti 2021, të cilën ia ka raportuar atë Kongresit Amerikan. Kjo listë është publikuar sot nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me personat e caktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan ambasadorja Kim. Në listë ndodhet edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021.


Njoftimi ndodhet në faqen e DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Berisha nga ana tjetër ka ngritur një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete. Lista e DASH për të persona ‘non grata’ për 2021 të përfshirë në korrupsion gjatë Prill 2021-Qershor 2021.