ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Sot vendoset fati i tij për çeshtjen “Habilaj”, mbërritja e Saimir Tahirit në gjykatë- prokuroria kërkoi 12 vite burg..:

Gjykata pritet te jape sot vendimin per ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri. Ne seancen e dates 10 shtator, Prokuroria kërkoi shpalljen fa.jtor dhe dënimin me 12 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit, teksa e quajti procesin të montuar politikisht, kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafa.jshëm.

Gjykata e shtyu seancën për në datën 19 shtator, kur do të lexohet mbrojtja e Jaeld Çelës dhe më pas treshja gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendim. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, prokurori kërkoi për Tahirin dhe ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, dënimin me nga 8 vite burg përfundimisht.

Në një seancë, e cila zgjati më shumë se 8 orë, tre prokurorët e çështjes, Arens Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, lexuan pretencën duke renditur provat dhe faktet që sipas tyre, vërtetojnë fa.jësinë e ish-ministrit në trafikimin e lëndëve na.rkotike në kuadër të grupit kr.iminal.

Gjate pretences, duke e nisur me një pasqyrim të aktivitetit të grupit të ashtuquajtur të Habilajve, në Vlorë, me një sërë përgjimesh të kryera ndaj Taulant Haxhirajt, i dënuar për kultivimin e dr.ogës së grupit dhe lëvizjet e punonjësve të Policisë në këtë zonë. Akuza tha se ky grup ka pasur mbështetjen e zyrtarëve të Policisë në aktivitetin kr.iminal.

Në disa raste, fjala e prokurorëve u ndërpre nga ish-ministri dhe avokati i tij, të cilët kërkuan nga prokurorët të lexonin faktet penale të cilat i atribuoheshin atij dhe jo personave që tashmë janë dënuar dhe nuk kishin lidhje me procesin që po zhvillohej. Me gjithë pretendimet e ngritura nga mbrojtja, për Prokurorinë ishte e nevojshme pasqyrimi i aktivitetit për të parë rolin e Policisë.

PRETENCA

Prokuroria për Kr.ime të Rënda është mbështetur në një sërë përgjimesh mes anëtarëve të grupit kr.iminal në pretencën e lexuar dje. Duke analizuar përgjimet, Akuza ka dalë në përfundimin se nga bisedat kuptohet që ata kishin mbështetjen e Policisë së Vlorës. Por, përgjimet u panë me skepticizëm nga Saimir Tahiri, i cili tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për verifikimin e vërtetësisë së këtyre përgjimeve dhe në asnjë rast nuk vërtetohet se trafikantët janë duke folur për të, apo edhe për ndonjë nga Policët. Nga përgjimet e lexuara dje ishte edhe një ku dëgjohet, sipas Prokurorisë, një trafikant duke folur me ish-policin Gjergji Kohila.

“Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve ‘Agushi’ dhe ‘Fiati’ (ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacioneve nga ky i fundit, për hetimet e kryera, konkretisht: ‘Agushi: O vlla si je, ca bëhet? Po lëviz, vllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s’bëj asgjë, të dal normalisht vlla… se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër arresti, vlla, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë… apo llafe Vlore? Fiati: Unë s’di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s’ka prova, s’ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë. Agushi: Ca intriga bëra unë, o vlla?! Vetëm un s’bëj intriga. Të përshëndeta qëparë, s’më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qaf, po varja o vlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyjë. Në Tiranë kam njerëz. Po ç’ne na dinë në burg ne, ca kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha. Fiati: Hahahahaha Agushi: 0 vlla, të rri vllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim. Fiati: Ri o vëlla. Unë kam sjell atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë. Agushi: Ok vlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vlla”, thuhet në dosje.

TRAFIKU I DR.OGËS

Prokuroria tha ne ate seacne se Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela, janë nën akuzë për 4 raste të trafikut të drogës. Duke iu referuar pretencës, bëhet fjalë për rastet e kapura më 25 tetor 2013, 27 shkurt 2014, 29 korrik 2014 dhe episodi i katërt më 02 maj 2015. Në lidhje me këtë pretendim të organit të Akuzës, Tahri bëri një mbrojtje të gjatë, duke e konsideruar si pikën kyçe, ku edhe Prokuroria duhet të kishte saktësuar rolin e tij.

“Në asnjë rresht të pretencës nuk dëgjova rolin tim në rastet e trafikut, çfarë kam bërë unë që jam pjesë e grupit”, tha Tahiri.

Prokuroria pretendon se nëpërmjet funksionit që ka pasur, ish-ministri mund të ketë ndikuar në fikjen e radarëve që të mos konstatoheshin dhe goditeshin rastet e trafikut, por për Tahirin ky dyshim rrëzohet.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.