ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Saimir Lagja do të jetë pasardhësi i Erkand Qerimajt me medaljet e tij në Europë”, e thotë mjeshtri Asim Belinova…

Para viteve ’90 emrat më të spikatur të peshëngritjes shkodrane padyshim kanë qenë ato të Asim Belinovës, Faruk Kalleshit, Shtjefen Thaçit etj. Më pas erdhën emra si Dedë Dekaj, Genc Barkiçi e kështu me rradhë, ndërkohë që rezultatet më të larta do t’i arrinte Erkand Qerimaj që arriti deri tek titulli i Kampionit të Europës.

Po kush do ta pasojë atë? Mjeshtri Asim Belinova është i bindur se në palestrën e klubit vllaznia aktualisht po “rritet” një pasardhës i Qerimajt. Ai është peshëngritësi i ri Sajmir Lagja.

“Nga të dhënat që ka ky sportist dhe mënyra e përkushtimi me të cilin ai punon, ju siguroj që rezultatet e Erkand Qerimajt në Europë do të përsëriten prej Saimir Lagjes, këtij sportisti të ri dhe shumë të talentuar”- kështu deklaron mjeshtri Belinova për të.

Dhe kur e thotë ai, padyshim që duhet t’i besojmë sepse ka një jetë të tërë pranë këtij sporti. Kësisoj pasuesi i emrave të artë të Vllaznisë në këtë sport, pritet të jetë Saimir Lagja.

Një sportist I cili po spikat me paraqitjet e tij në kampionatet e moshave ku është kampion I padiskutueshëm dhe jo vetëm kaq, por konsiderohet një element I rëndësishëm edhe për të ardhmen e ekipit kombëtar. Ditët e fundit u vlerësua nga Bashkia Shkodër si një sportistët e rinj më me perspektivë të Sportklub Vllaznia. /Burimi:ShkodraWeb/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.