Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Saga” e administratorit të UNISHK nuk ka përfunduar akoma, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim…

ShkodraWeb 4 April, 2026
gjuraj leka molla 2026

Procesi i zgjedhjes së administratorit të ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, duket se nuk është mbyllur akoma. ShkodraWeb ka mësuar se një nga 3 kandidatët që ishin pjesë e garës, do të ankimojë vendimin e marrë nga Bordi i Administrimit në mbledhjen e 2 prill 2026 për zgjedhjen e administratorit z. Mark Molla.

Sipas burimit që i referohet ShkodraWeb, kandidati që do të ankimojë vendimin, fillimisht do të shfrytëzojë hapësirën e ankimimit administrativ pranë Bordit të Administrimit, brenda 5 ditëve të punës nga momenti i shpalljes së vendimit për fituesin. Në vijim, paralajmërohet edhe ankimim në Gjykatën Administrative për vendimin e marrë nga Bordi i Administrimit.

Ndërkohë, ShkodraWeb ka siguruar edhe një dokument, me 5 pyetje të rektorit Tonin Gjuraj, shpërndarë ditën e mbledhjes së 2 prill 2026, 7 anëtarëve të Bordit të Administrimit, të cilave nuk iu përgjigjën edhe pse mbledhja zgjati rreth 5 orë dhe kishte kohë të mjaftueshme. Po ashtu, burime të besueshme paralajmërojnë një dalje për mediat të rektorit Gjuraj, për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me procesin e përzgjedhjes së administratorit nga Bordi i Administrimit. Ndërsa, burime nga UNISHK bëjnë me dije se pritet të ketë reagim edhe nga trupa e pedagogëve por edhe studentë lidhur me vendimmarrjen e Bordit të Administrimit.

TGJ 1
TGJ 2

Mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të ri, u bë pa praninë e mediave. Fillimisht, nisur nga interesi i procesit, ato ishin të pranishme por me vendim të Bordit të Administrimit, nuk u lejua futja e tyre në sallën e mbledhjes. Informacionet që kanë rrjedhë në media, nuk janë zyrtare por të nxjerra nga anëtarë të Bordit të Administrimit.

Zgjedhja e administratorit të ri të UNISHK, është kthyer tashmë në një sagë, prej të cilës nuk përfiton askush, ndërsa është e sigurtë, se të paktën në imazh, humbet pikërisht ky IAL. Polemikat e hapura publikisht, përfshirja direkte e titullarëve të arsimit të lartë si dhe aludimet për ndikim politik në këtë proces, kanë krijuar një atmosferë aspak pozitive për UNISHK, edhe në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri akademik, ku synohet tërheqja e një numrë më të lartë studentësh se vitet e kaluara. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “150 mln lekë për Vllazninë kampione”, kryebashkiaku Benet Beci propozon superpremio për kuqeblutë
Next: “Hapeni brenda 48 orëve”, Trump ultimatum Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Përndryshe do shpërthejë “ferri”

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.