Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën…

ShkodraWeb 16 June, 2025
numerim vota kqz diapora 2025

Procesi i rinumërimit të votave do të nisë ditën e martë nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin. 96 kutitë e para që do të hapen janë të Elbasanit, jo për t’u rinumëruar, por për të verifikuar nëse “treni bullgar” është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj sipas pretendimeve të PD.

Stafi i KQZ-së do të kontrollojë nëse ka mospërputhje mes numrit të votave të hedhura dhe numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Pas përfundimit të verifikimeve në Elbasan, procesi do të vijojë me rinumërimin e plotë të kutive në qarqet e tjera. Në Tiranë do të hapen dhe rinumërohen 1 282 kuti votimi, në Fier 587 kuti, ndërsa në Durrës do të rinumërohen gjithsej 275 kuti votimi.

Gjithashtu, në këtë qark do të hapen edhe 126 kuti të tjera të përzgjedhura për verifikim shtesë, përfshirë edhe kutitë e votave të ardhura nga jashtë vendit, me kërkesë të Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja për Legalitetin. Opozita shpreson të gjejë 1300 vota në favor të saj, që do t’i japin mandatin e 14 në Tiranë, që në garën e 11 majit pas numërimit të votave të emigrantëve, ia mori Partia Mundësia.

Rinumërimi në Tiranë do të rrisë shanset dhe për kandidatët që patën një garë të ngushtë në listë të hapur, por nuk ia dolën të fitonin mandatin. Procesi i rinumërimit do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht do të bëhet numërimi i votave për subjektet politike, ndërsa më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë. Në total, gjatë këtij procesi do të hapen dhe verifikohen rreth 2 240 kuti votimi në katër qarqe të vendit.

KQZ ka bërë të ditur se për Tiranën procesi pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa në qarqet e tjera afatet do të përcaktohen në vijim, në varësi të ecurisë së punës. Nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes biometrike PEI, të përdorur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është hasur me disa raste dyshuese. Janë shënuar të paktë 43 raste të përdorimit të kartës së identitetit të njëjtë për procesin e votimit. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që një person të ketë votuar me ID të njëjtë, por është ende në dyshim nga ana e KQZ-së, derisa të verifikohet. Ndërkohë 97 kuti të Peqinit dhe Gramshit do të hapen për të verifikuar parregullsitë që pretendohen nga Partia Demokratike.

Fletët nuk do të rinumërohen për efekt rezultati por vetëm për të krahasuar të dhënat në kuti me ato të procesverbale. Vendimi u mor nga KAS para pak ditësh sërish duke shfrytëzuar fuqinë ligjore të dy anëtarëve, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. PD kërkoi të dhëna edhe sa i përket votës së emigrantëve, specifikisht atyre që nuk kanë firmën e zgjedhësit, dhe nëse KQZ do të paguajë kompaninë DHL për këto vota. Nuk munguan as përplasjet me anëtarin e KAS, Ilir Rusmajli, për të cilin PD ka kërkuar të mos jetë pjesë e shqyrtimeve të ankimimeve, me argumentin se ka konflikt interesi për shkak të pozicionit që mban si këshilltar i Presidentit. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik.

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025…
Next: VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.