Ulsi Manja, deputet i PS dhe antar i Komisionit te Votimit per kryetarin e Kuvendit, shkruan ne Facebook: “Po lexoj në disa portale që Komisioni i Votimit për Kryetarin e Kuvendit paska deformuar rezultatin e votimit apo diçka të tillë më duket, në përpjekje për të justifikuar rrjedhjen e 3 votave të PD ( 2 vota pro Ruçit dhe 1 e pavlefshme ).
Epo transparencë më të madhe se sa ky votim unë nuk di të ketë: fletët u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve u votua, live u numëruan dhe ju treguan deputetëve dhe publikut fletë për fletë dhe këta përsëri kanë gojë e flasin ! Pika që s’u bie se çfarë opozite paskan ndërmend të bëjnë në këtë legjislaturë !!!”. /ShkodraWeb/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!