Sadikut i mjaftojne 4 minuta per te cuar Legian ne cerekfinale te kupes

Armando Sadikut i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës ndaj Ruh Z. Sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e dytë për skuadrën e Legias në minutën e 64, teksa në minutën e 60 ai u hodh në fushë duke zënë vendin e Niezgodës.
Në raundin çerekfinal ata do të përballen me Druteks Bitovian që militon në Divisionin 1, një kundërshtar mjaft i lehtë në letër. /panorama/