Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Sa TVSH do paguajë biznesi i vogël, si përgjysmohen fitimet dhe cilat janë shërbimet më të prekura

ShkodraWeb 13 April, 2018
qepenaMbyllen

“Deklaratat publike të zyrtareve tatimore në këto ditë të debatit të nxehtë për çështjen e TVSH-se tek biznesi i vogël, kanë  vënë theksin se futja në skemën e TVSH-së të bizneseve të vogla nuk do ketë asnjë ndikim tek ata apo tek çmimi final për konsumatorin”, pohon Armand Mala, kontabilist. Edhe terminologjia e përdorur (do ju rimbursohet TVSH-ja)  ka shkaktuar jo pak konfuzion tek ky grup i biznesit. Mala shton se bëhet fjalë për një tatim si TVSH, të thuash që nuk do paguhet asnjë qindarke taksë më shumë, përveçse nuk ke thënë një të vërtetë, ke zhbërë totalisht nocionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi lind pyetja ku shkoi  Vlera e Shtuar, mos vallë këta tregtarë po shesin pa fitim?

“Nëse me rimbursim i referohen kreditimit të TVSH-së nga faturat e blerjeve, kjo është mëse e qartë nga vetë fjala TVSH. Por a mjafton ky kreditim për të thënë që nuk do paguhet asnjë takse? Absolutisht qe jo!”.

Në rrjedhën e këtij debati, kontabilisti Mala jep një shembull konkret. Është shembulli i një servisi që operon në Tiranë. Për vitin 2017, ky subjekt ka realizuar shitje (shërbimin e servisit të ofruar) në vlerën 3,600,000 lekë. Gjate vitit 2017 nuk ishte i regjistruar në skemën e  TVSH-se, sipas legjislacionit ne fuqi, dhe pasqyra e Të ardhurave dhe shpenzimeve të tij, ka këtë paraqitje:

Pra, ky subjekt ka realizuar një qarkullim prej 3,600,000 lekësh dhe një fitim vjetor neto 969,000. Ky fitim i përkthyer në një pagë mujore është 80,750 leke/muaj (969,000/12).

Nëse ky subjekt, nuk do ndryshonte asgjë për sa u përket shitjeve dhe strukturës së kostove edhe ne vitin 2018, normalisht nuk do rrisë as çmimet pasi politikëberesit thonë që çmimet për konsumatorin final nuk do të ndryshojnë, atëherë, shpjegon Mala, pasqyra e tij do kishte paraqitjen si me poshtë:

Pra, ne rastin se i njëjti subjekt do ishte në skemën e TVSH-së, edhe pse ka realizuar të njëjtën xhiro prej 3,600,000 lekësh dhe ka ruajtur të njëjtat shpenzime, fitimi vjetor ra nga 969,000 leke ne 451,000 leke, që nëse sërish do e përkthejmë në një pagë mujore është vetëm 37,583 lekë/muaj. Në realitet, fitimi do jetë akoma më i ulët, pasi mbajta e kontabilitetit do e rëndoje me kosto ekstra këtë subjekt. Për informacion, diferenca 969,000-451,000, shkoi për të paguar TVSH-në ( 6000,000-46667-35333)=518,000.

“Trumbetimi se futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së bëhet vetëm për të formalizuar me tej biznesin e madh dhe jo se do rëndohet biznesi i vogël, është i pavërtetë”, thotë Mala. “Nëse vërtet synimi do ishte formalizimi i biznesit të madh, kjo bëhej  thjesht vetëm duke detyruar biznesin e vogël të deklarojë gjithë blerjet në sistemin tatimor për të lejuar sistemin të bëjë kryqëzimin e faturave por pa i ndryshuar përgjegjësitë tatimore”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Shef i mafias”, ish-kreu i FBI-së shpërthen ndaj Trumpit- cilat janë sekretet e punës me të
Artikull pasardhës: FOTO/ Vettingu i “ha kokën” një tjetër gjykatësi, nuk justifikoi pasurinë 200 milion lekë (emri)

TË FUNDIT

ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
vlera paga reale vite 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026 0
tryeza viti ri

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët, shtëpi apo restorant më mirë?

ShkodraWeb 31 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.