Këngëtarja e njohur Elvana Gjata që pas rikthimit të saj në skenë, i është kthyer normalitetit edhe në rrjetet sociale. Fillimisht ajo nisi me postimet nga koncerti që mbajti me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa tashmë ndan edhe momente të përditshmërisë së saj.
Një ditë më parë ajo ndau me ndjekësit e saj të shumtë disa foto ku tregonte se po drekonte me miqtë e saj në Prishtinë, dizajnuesin Valdrin Sahiti dhe moderatorin Alaudin Hamiti. Por paraditen e sotme, Elvana i ka lënë të gjithë fansat e saj pa fjalë, pasi ka publikuar diçka për jetën e saj sentimentale.
“Sa shumë të paskam dash”, shkruan këngëtarja e dashur për publikun shqiptar në “Instastory”, duke lënë të dyshojmë se për kë është dedikim ky status.
Fillimisht të gjithëve u shkon mendja te lidhja e saj me Ervin Matën dhe hamendësimet se këngëtarja i ka dhënë fund romancës. Mata është i shpallur në kërkim për atentatin në Ish-Bllok, me 1 të vrarë e 2 të plagosur.
Ndërsa nga ana tjetër, Elvana pohoi pak ditë më parë se do të publikojë shumë shpejt projektin e saj më të ri. Dhe kjo fjali mund të jetë titulli i këngës ose një pjesë e tekstit të saj.