Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sociale

“Sa më shumë kalojnë ditët nga ikja jote, dhimbja duket se rritet”, Edlira Çepani prek me fjalët për Gert Bogdanin

ShkodraWeb 11 October, 2024
gert bogdani edlira cepani 2024

Aktivistja Edlira Çepani ka prekur me fjalët për bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare.

“Kam nisur qindra herë të shkruaj dy fjalë, por s’kam patur forcë as në duar e as në zemër…”, shkruan Edlira Çepani në një postim në rrjetet sociale, dedikuar ish-deputetit demokrat, i cili humbi jetën më 18 Shtator pas një arresti kardiak.

“Sa më shumë kalojne ditët nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet në këtë realitet të ri, pa ty fizikisht mes nesh”, shprehet aktivistja, e cila theksoi se dashuria e njerëzve, ka qenë një mbështetja për ta gjatë kësaj kohe.

Ajo thekson se Gert Bogdani e ka fituar betejën e vet, teksa thekson se mirësia dhe vlerat e tij bashkuan njerëzit.

“Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur”, shkruan Edlira Çepani.

Ndërsa përfundon dedikimin me fjalët për të babain e dy fëmijëve të saj: “Faleminderit që ishe një dritë në rrugën e kaq shumë njerëzve e që do jesh gjithmonë një dritë në rrugën tonë, jeta ime!”

Postimi i plotë:

Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne zemer…

Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!

Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.

Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.

Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente (dhe s’e promovonte kurre mjaftueshem).

Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!

Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerezit!!

Ti fitove, ashtu siç beje gjithmone ne jete, e kesaj rradhe na e kujtove te gjitheve se, edhe ne kete bote qe po behet çdo dite e me e veshtire, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikeri, me besim, me miresi dhe me dashuri per njerezit!

Faleminderit qe ishe nje drite ne rrugen e kaq shume njerezve e qe do jesh gjithmone nje drite ne rrugen tone, jeta ime!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Dorëzoi mandatin e deputetit një ditë më parë, i komunikohet akuza nga SPAK ligjvënësit socialist…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Tentativa për vrasje në Pedonalen e Shkodrës, 32- vjeçari kallëzoi në polici ngjarjen…

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.