Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me shtyerjen e hetimeve për dosjen në ngarkim të Saimir Tahirit. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se Prokuroria bëhet qesharakë me shtyrjen e hetimeve.
Postimi i plotë
Farsë. Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen! Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më…
Nga këto hetime kemi mësuar për hobbin e Tij për të shëtitur me skaf në det. Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç’të hetohet më. Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç’prova do ta mbanin në arrest?!
Kjo i ndodh një njeriu me mbështetje nga lart, vaj halli ç’u bëjnë atyre që si mbështet askush! Na rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë!
Hajde radha…