Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Sa do paguajmë për Durrës-Kukës në 31 vjet, koncesionari merr 400 milionë euro

ShkodraWeb 3 April, 2018
rrugaKombitSportelet

Sipas parashikimeve nga kontrata per koncesionin e segmentit Milot-Morinë, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 61 milionë euro  si subvencion për trafikun e munguar (shiko tabelën).

Sipas tabelës, në dhjetë vitet e para pritet që të merren nga trafiku i garantuar mes 8.5-10 milionë euro në vit. Përveç këtyre të ardhurave koncesionari do të marrë mesatarisht midis 1.5-1.7 milionë euro në vit nga buxheti për kompensim të trafikut të munguar (shiko tabelën: Tabela: Parashikimi i të ardhurave nga taksa e përdorimit të rrugës).

Pas vitit të dhjetë pritet që të ardhurat vjetore nga trafiku i garantuar të rriten, në 10-14 milionë euro në vit. Në rritje do të jetë dhe kompensimi midis 1.7 deri në 2.7 milionë euro në vit.

Deri në fund të koncesionit, pas 31 vitesh, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura, pasi nëse nuk i merr direkt nga trafiku, do i marrë nga buxheti. Mbi këtë shumë, ajo do të ndajë gjysmën e të ardhurave.
Të ardhurat parashikohen në rritje vit pas viti, duke supozuar trafik më të lartë, por nëse tarifa do të ndikojë në uljen e trafikut, barra do të bjerë mbi buxhetin, që do të duhet ta kompensojë atë.

Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC–së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë. Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.

Gjithashtu, kontrata ka paqartësi në lidhje me nivelin e investimeve, pasi në krye të saj, thuhet se do të investohen 40 milionë euro dhe më poshtë në brendësi të saj kur janë shpenzimet më të detajuara, vlera e punimeve llogaritet 100 milionë euro.

Sa fiton koncesionari

Korporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet llogarit se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duhen shpenzuar 45.6 milionë euro, ndërsa në kontratën e koncesionit të miratuar nga qeveria, investimet nuk rrumbullakosen as në 40 milionë euro.

IFC llogariti se vlera mbi 45 milionë euro e investimit përfshin 15 milionë euro për urën e re në hyrje të qytetit të Kukësit, rreth 11 milionë euro për karrexhatat anësore, ndërprerja e kalimeve të paligjshme me 6,5 milionë euro, masat mbrojtëse të mjedisit 3 milionë euro, ndërtimi i sistemeve të pagesës 2.5 milionë, ndërsa ndriçimi dhe përmirësimi i masave të sigurisë, 7.3 milionë euro.

Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e urës së re të Kukësit, deri në fund të vitit 3 të periudhës së Koncesionit. Ndërsa koncesionari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e projekteve përfundimtare të detajuara. Shpronësimi potencial i kërkuar deri në 3 hektarë tokë, kërkon zhvendosjen e 5 familjeve. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Po luanin me armën e mbushur, e qëllon live në Facebook (pamje të rënda)
Artikull pasardhës: “Rama pafillo që bredh sa në Stamboll e në Moskë, por njerëzit nuk ngrihen as për Berishën”

TË FUNDIT

cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026 0
pus nafte

Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.