“S’ është me origjinë natyrore dhe s’doli nga tregu në Wuhan”, virologia e arratisur nga Kina po trondit botën…

Një virologe kineze, e cila u arratis nga vendi i saj dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara, ka pohuar se qeveria e Xi Jinping ka qenë duke mbuluar të vërtetën në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe se ajo po mbledh “prova të forta” për origjinën e vërtetë të Covid-19.

“Virusi nuk e ka origjinën nga natyra dhe nuk doli nga tregu në Wuhan,” tha Li-Meng Yan, e cili thotë se ishte punësuar nga autoritetet kineze për të studiuar koronavirusin përkrah Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).


Në një intervistë me të përditshmen spanjolle “El Mundo” ajo u shpreh se Kina e dinte për ekzistencën e koronavirusit para se shpërthimi në Wuhan u njoftua zyrtarisht në dhjetor 2019.

Yan i tha “El Mundo” se ajo së pari u bë e vetëdijshme për atë që po ndodhte në Kinë, kur një anëtar i Qendrës së vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i tha asaj “se në Wuhan autoritetet e dinin tashmë që ishte një lloj i ri i SARS dhe se ata madje kishte përfunduar renditjen e gjenomit. ”

“Tregu në Wuhan nuk është burimi i shpërthimit dhe një kafshë e egër nuk është pritësi i ndërmjetësit,” tha Yan. “Koronavirusi nuk ka origjinë nga natyra. Tregu është vetëm një tym”.

Virologologia shtoi se ajo ka kopje të të gjitha bisedave që zhvilloi me kolegët e saj për Covid-19 dhe pohoi se Kina shtypi informacionin që nga fillimi: “Qeveria me qëllim mbajti informacione për virusin. Për javë të tëra, ata mohuan që personeli mjekësor të infektohej ndërsa pacientët që shfaqnin simptoma Covid-19 kishin mbetur në zonat komunale të spitaleve pa u izoluar”, u shpreh ajo.

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

 ABCOM ║ VODAFONE