Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda dy ditëve të ardhshme”, SHBA ngre alarmin për shpërthimin e luftës…

ShkodraWeb 11 February, 2022
rusi ukraine konflikti

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda një jave dhe ndoshta edhe brenda dy ditëve të ardhshme, dhe u bëri thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë.

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë nëse presidenti rus Vladimir Putin e ka marrë vendimin për të ndërhyrë, por se duket se janë marrë masat në terren për një inkursion të shpejtë.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Sullivan nuk dha detaje specifike por tha se të gjithë amerikanët që janë ende në Ukrainë duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Ai tha se një ndërhyrje ruse mund të fillonte me një sulm ajror që do ta bënte të vështira largimin.

Moska, nga ana e saj, ashpërsoi reagimin ndaj diplomacisë perëndimore, duke thënë se përgjigjet e dërguara këtë javë nga BE dhe NATO ndaj kërkesave të saj të sigurisë tregonin “mungesë respekti”.

Imazhe satelitore të publikuara nga një kompani private amerikane tregojnë dislokime të reja ushtarake ruse pranë Ukrainës.

Në paralajmërimin e tij më të fortë që u bën thirrje amerikanëve në Ukrainë të largohen menjëherë, Presidenti Joe Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar qytetarë amerikanë në rast të një sulmi rus.

“Ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha ai në një intervistë për televizionin NBC të enjten.

Presidenti Biden pati të premten një bisedë telefonike për të diskutuar mbi krizën me krerët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Rumanisë, si dhe krerët e NATO-s dhe BE-së.

Zoti Biden u takua me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë natës, tha një burim që kishte dijeni mbi takimin. Zyrtarët amerikanë besojnë se kriza po arrin në një pikë kritike, duke pasur parasysh se Moska po ashpërson retorikën, ka dërguar gjashtë anije luftarake në Detin e Zi si edhe pajisje ushtarake shtesë në Bjellorusi, i tha burimi agjencisë Reuters.

“Një pushtim i mundshëm mund të fillojë në çdo kohë, dhe që të jem i qartë kjo mund të ndodhë edhe gjatë Lojërave Olimpike,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Lojërat e Pekinit përfundojnë më 20 shkurt.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov dhe kreu i shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Mark Milley patën një bisedë telefonike të premten, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke iu referuar një deklarate të ministrisë ruse të mbrojtjes. Agjencia nuk dha detaje për takimin.

Ndërsa gjendja bëhet më alarmante, gjithnjë e më shumë vende, përfshirë Japoninë dhe Holandën paralajmëruan të premten qytetarët e tyre të largohen menjëherë nga Ukraina.

Moska ka mohuar se ka plane për të pushtuar Ukrainën, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara “ushtarako-teknike” nëse nuk plotësohen kërkesat që ajo ka parashtruar, përfshirë që të mos anëtarësohet Ukraina në NATO dhe të tërheqjen e forcave nga Evropa Lindore. Perëndimi ka thënë se këto kërkesa nuk janë të negociueshme.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 3000 trupa shtesë në Poloni në ditët në vijim, i tha medias të premten një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Me kërkesën e Presidentit, Sekertari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi sot dërgimin e 3,000 ushtarëve të Divizionit të 82 të për në Poloni”, tha zyrtari.

Ato janë përveç 8,500 trupave që janë vendosur tashmë në gatishmëri për t’u dislokuar në Evropë nëse është e nevojshme dhe 3,000 trupave që administrata e Shteteve të Bashkuara po dislokon në Poloni dhe Rumani. /Zëri i Amerikës/

Post navigation

Previous: Pas hapjes së dyerve për ndeshjen e Kupës, KF Vllaznia ul çmimet e biletave edhe për ndeshjen me Teutën…
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 12 shkurt 2022…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.