
Duhen edhe 27 ditë nga fillimi i Botërorit i cili pritet të mbajë të mbërthyer para televizionit miliona sportdashës në botë. Por me fillimin e tij shtohet edhe ankthi se kush do të jetë fitues, pyetje të cilës është munduar t’i japë përgjigjje kompjuteri i UBS-s.
Banka e njohur zvicerane, ndoshta e mërzitur nga përllogaritjet financiare, ka përdorur një grup analistësh që të bëjnë një simulim kompjuterik për Kupën e Botës.
Simulimi është bërë plot 10.000 herë dhe rezultatet janë shumë interesante, siç mund t’i shihni më poshtë. I çuditshme është fakti se kompjuteri i ka dhënë mundësi fitimi Italisë, kombëtares që nuk arriti të kualifikohet.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!