Kroacia dhe Rusia nuk kanë mundur të sigurojnë kualifkimin duke luajtur në fushë për 120 minuta. Janë dashur penalltitë apo “ruleta ruse” siç po quhen, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysëm finale ku e pret Anglia.
90 minutat janë mbyllur pa fitues në shifrat 1 – 1, me gola të shënuar nga Cherishev në minutën e 31-të për Rusinë dhe nga Kramaric 9 minuta më vonë. Në shtesën prej 30 minutash, ka shënuar Vidal në minutën e 100-të, ndërsa barazimi rus mban firmën e brazilianit të natyralizuar Fernandes.
“Lotaria” e penalltive i ka dhënë të drejtë ekipit kroat që ka fituar sfidën e 11- metërshave 3 – 2 për tu ndeshur në gjysëmfinale me ekipin e Anglisë.