Deputetja e PD-se, Rudina Hajdari, e cila vazhdon te mbaje mandatin e deputetes, pavaresisht vendimit te grupit, ka qene sot ne Shkoder, ne krah te ambasasdorit te BE-se, Soreca dhe deputetes se PS-se, Eglantina Gjermeni.
Ambasadori ishte në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku uroi gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Nderkohe qe Rudina Hajdari ka theksuar se vetem kur njerezit behet bashke arrihen qellimet.
“Duhet të punojmë bashkë në të gjitha fushat për të arritur gjërat elementare. Mos harroni kurrë se ju jeni forca e këtij qyteti, por duke punuar bashkë, duke ngritur zërin si sot, ne nuk do ishim në dijeni të problemeve dhe t’i adresonim ato”- ka thene ajo.
Ne nje pronocnim per mediat, ajo ka thene se do te jete ne krah te grave, “ne plotesimin e nevojave tuaja!”.
Pyetur nese foli si deputete dhe a do te vazhdoje te mbaje mandatin, ajo ka dhene pergjigje shkurt:
“Jo, fola si qytetare e Shqiperise!”.