ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Do flas në një moment tjetër…”, Rudina Dembacaj i jep fund pas tre viteve martesës me Aleksin…

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Rudina është martuar me Aleksin në qershor të vitit 2016. Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Sic mund ta shihni dhe në rrjetet sociale Rudina ka fshirë gjitha fotot më bashkëshortin e saj.

Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi. Ndërkohë në mediat rozë qarkullojnë zëra se shkak i ndarjes është bërë tradhtia e aktores së humorit. Tashmë na ngelet vetëm të presim, deri sa Rudina vetë të thyeje heshtjen.

E kontaktuar nga media, aktorja e humorit nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.