Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rudi Vata sulmon gazetarët e Shkodrës: 3-4 gazetarë kanë ardhur me gomarë nga fshatrat e thella…

ShkodraWeb 28 February, 2018
vataRudi

Rudi Vata është një nga ata trajnerë që u përball me “të fortët” në Shkodër dhe denoncoi në vitin 2012 atë që po ndodhte te Vllaznia. Nisur nga sulmi që iu bë trajnerit aktual Ernest Gjoka, “Panorama Sport” kontaktoi dje Vatën, i cili pranoi të rrëfente anën e errët të klubit, si dhe të komentonte rastin më të fundit, por jo vetëm.

Rudi, si e shpjegoni faktin që në Shkodër trajneri i Vllaznisë sulmohet me thikë pak minuta pas përfundimit të stërvitjes?

Për të qenë i sinqertë, nuk jam i surprizuar nga ajo që ndodhi me Gjokën. Në Shkodër ka shumë njerëz defiçentë që pretendojnë se janë të zotë në të gjitha fushat. Natyrisht, futbolli është pjesë e rëndësishme e Shkodrës, pasi shumë njerëz në këtë qytet jetojnë me të, edhe pse stadiumi në këto vitet e fundit ka qenë i boshatisur. Edhe në kohën time ka pasur probleme të tilla, por konkluzioni ka qenë se Vllaznia nuk mund të bëhet me mënyrën se si po menaxhohet prej vitesh. Për këtë kam qenë i sigurt, prandaj dhe kur u largova nga Vllaznia denoncova disa fenomene negative që ekzistonin në klub.

Keni denoncuar publikisht 6 vite më parë për ndërhyrje të fortësh në skuadër dhe kërcënime. Si ka mundësi që ky problem vazhdoi edhe me trajnerët e tjerë…

Që kur u largova në vitin 2012 kam thënë se, nëse nuk merren masa, do të ketë probleme në vazhdimësi. Normalisht aktorët kryesorë që kanë qenë përgjegjës për të zgjedhur njerëzit e duhur në klub, të cilët nuk mungojnë në Shkodër, s’kanë arritur ta bëjnë këtë. Njerëzit me personalitet dhe vlera në Shkodër janë të diskriminuar, sepse nuk e bëjnë dot lëpirësin dhe servilin e rëndomtë.

Në fund të fundit, ajo që i ka ndodhur Gjokës, të paktën ka përfunduar mirë, sepse mund ta kishte pësuar edhe më keq. Mund të kishte qenë një ngjarje me pasoja. Për gjithë shkodranët kjo është një njollë e zezë për qytetin, sepse edhe vetë Gjoka ka menduar se Shkodra është vendi i qytetarisë. Gjithsesi, unë jam i sigurt se ai që ka bërë këtë gjest, nuk ka lidhje me Shkodrën dhe qytetarinë shkodrane. Pra, bëhet fjalë për një person me defiçite mendore, që ndoshta mendon se mund t’i jetë ngrënë haku atij apo një familjari të tij nga trajneri Gjoka.

Nëse i referoheni edhe rastit tuaj, shikoni të njëjtën situatë me trajnerët apo këtë herë ka ndodhur diçka e paprecedentë…

Shikoni, unë që i vogël jam rritur me ndjenjën e ndërhyrjes në Shkodër. Në qytetin tonë historikisht ka ekzistuar shprehja: “e ka mikun e fortë, i ka levat e forta”. Personalisht jam rritur me një lloj neverie karshi këtij fenomeni, sepse e kam kuptuar që fëmijë si funksionon. Gjithsesi, në një situatë të tillë, mendoj se faji kryesor është i kryetares aktuale të bashkisë dhe ish-kryetarit. Ata morën përsipër ta menaxhojnë Vllazninë, duke e bërë me një model që, sipas tyre, e meriton Shkodra. Në këtë situatë, fati i mirë i Gjokës është se erdhi në Shkodër me një staf të vetin, duke zgjedhur tre ndihmës që nuk janë vendës.

Normalisht, ai ka pasur një lloj sigurie, që të paktën nuk do të ishte tradhtuar nga brenda stafit. Ndërsa unë kur erdha në Shkodër isha i vetëm kundër të gjithëve, i vetëm kundër sistemit. Edhe stafin nuk e kam pasur me vete dhe jam ndier i vetmuar. Bashkëpunëtorët e mi nuk kanë qenë me atë shpirt luftarak si unë dhe prandaj them që fati i Nestit është që e ka stafin me vete. Nëse nuk do ta kishte, atëherë e sigurt ishte që ata njerëz që punojnë për Vllazninë, të lënë gjithnjë vetëm dhe ndihesh i pashpresë. Në Shkodër ka njerëz që punojnë për të të çuar te dështimi.

Gjoka ka thënë se, nëse nuk kapet agresori, do të largohet nga Vllaznia…

Po të isha unë trajner i Vllaznisë dhe të më ndodhte ajo që i ndodhi Gjokës, nuk kishte shanse që të vazhdoja punën. Më kanë ardhur duke më bërë presion njerëz të fuqishëm, zyrtarë shtetërorë dhe të fortë në Shkodër. Në këtë profesion, ua kam bërë të qartë, se nuk jam i fortë, por ama s’ka bir nëne që më ndërhyn mua në formacion dhe zgjedhjet që duhet të bëj si trajner. Nuk mund të më ndryshojë dot mua filozofinë e punës dikush që është i fortë. Vetëm nëse më marrin jetën ma bëjnë një gjë të tillë. Këtë situatë kam përballuar në Shkodër, por e përsëris, që nëse do të më ndodhte si Gjoka, do largohesha menjëherë.

Pse, Gjoka duhet të jepte dorëheqjen pas incidentit…? Vetë ka deklaruar, se mbështetjen e ka të madhe…

Është shumë e thjeshtë. Nestin e kanë lënë t’i ndodhë kjo gjë, nuk ishte e rastësishme. Sinjalet ishin dhënë kohë më parë, por drejtuesit e Vllaznisë nuk kishin marrë masa. Nuk është ky një fenomen i momentit, por thjesht agravoi deri në këtë pikë. Nesti ka pasur provokime dhe e ka pranuar vetë. Që vitin e kaluar nisi kjo situatë, por drejtuesit e Vllaznisë nuk e panë të arsyeshme të merrnin masa për një trajner që erdhi nga Tirana t’i shërbente skuadrës së tyre.

Nuk duhet t’i ndodhte kurrë një fenomen i tillë, por klubi e la vetëm Gjokën. Bashkia e Shkodrës e braktisi trajnerin dhe jam i sigurt se tani Nesti ndihet keq, pavarësisht se nuk e thotë publikisht. Ai nuk ka mbështetjen që duhet të ketë një trajner në këto kushte pune. E kam kaluar vetë në kurriz këtë dhe e di si ndihet tani Gjoka. Të jesh trajner te Vllaznia duhet të ruhesh shumë nga nervat, sepse në Shkodër ta bëjnë të vështirë edhe mediat lokale. Këtë e bazoj edhe te reagimet që ai ka pasur me gazetarët shkodranë.

Çfarë përshtypje ju kanë lënë debatet me gazetarët?

Për mua duhet të reagonte edhe më fort Gjoka, madje pak ka folur. Mënyra se si është provokuar nga disa gazetarë, që nuk i njeh askush sa kalojnë qarkun e Shkodrës, është e tmerrshme. Në Shkodër ka gazetarë me katër klasë shkollë që bëjnë edhe specialistin e futbollit. E kuptoni ku është katandisur qyteti?! Janë 3-4 gazetarë që ndihen të fuqishëm në Shkodër, pasi punojnë për dështimin e trajnerit të radhës, flasim për Gjokën aktualisht, por të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Cungun.

Të kuptohemi, këta janë njerëz që kanë ardhur në Shkodër me gomarë nga fshatrat e thella. E keqja është se kjo pjesë e medias është bërë klan për t’ia bërë jetën të vështirë trajnerit me provokime në çdo moment. Si ka mundësi që këta njerëz që nuk lënë gjë pa thënë, pastaj dalin sikur kanë ndjenja dhe emocione për Vllazninë… Për të gjitha këto, Gjoka nuk është i lumtur në Shkodër, sepse i ka ndodhur diçka që nuk ndodh as në Kolumbi apo Meksikë, ku njerëzit janë nën ndikimin e drogës. Kjo që ndodhi nuk është e rëndë vetëm për Shkodrën, por për gjithë imazhin e Shqipërisë. Të ndodhin këto fenomene në vitin 2018 është shumë e rëndë. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: VITI 1991/ Kur fëmijët e Permetit kërcënojnë me grevë urie nëse nuk rivendoset monumenti i E. Hoxhës (dokumenti)
Next: E RËNDË/ 33- vjeçari shqiptar vetëvaret në një parking pranë një spitali, mister shkaqet e aktit tragjik

TË FUNDIT

elisa zverneci 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka…

ShkodraWeb 16 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
andrea skanjeti 100 vite teater ne shkoder

Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti

ShkodraWeb 14 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.