Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos

ShkodraWeb 21 April, 2026
aleks vulaj 2026

Historia e emigracionit shqiptar në Itali është e mbushur me sakrifica, integrim dhe, tashmë, me një dëshirë në rritje për të kontribuar aktivisht në jetën publike të vendit pritës. Një shembull konkret i këtij rrugëtimi është ai i Aleks Vulajt.

Aleksi, pas dy dekadash jetese në Legnano, ka vendosur të kandidojë për këshilltar komunal në listën “Fare Centro con Radice”, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Lorenzo Radice.

Një lidhje që nis në vitin 1992

Për Vulajn, dashuria për kulturën italiane, dhe Italinë, nuk lindi në brigjet e Adriatikut gjatë eksodeve të mëdha, por në vendlindjen e tij, në Shënkoll të Lezhës. Ishte viti 1992, (vetëm 16 vjeç), kur misionarët e parë italianë u vendosën në zonën e Bregut të Matit, duke sjellë jo vetëm ndihma, por edhe një model të ri edukimi dhe humanizmi për një popull që sapo kishte dalë nga kthetrat e një komunizmi të egër.
Ky takim i hershëm hodhi themelet e formimit të tij njerëzor dhe profesional, duke krijuar një urë lidhëse që do të përcaktonte të ardhmen e tij.

Legnano: Shtëpia e zgjedhur

Prej gati 20 vitesh, Aleks Vulaj është pjesë organike e qytetit të Legnanos. Ky qytet lombard me rreth 61 mijë banorë, mbi 1.200 janë shtetas shqiptarë, është vendi ku ai zgjodhi të ndërtonte familjen e tij. Gjatë këtyre viteve, ai nuk ka qenë thjesht një vëzhgues, por një aktor aktiv në botën e vullnetarizmit dhe shoqatave, duke u bërë shpesh pikë referimi për bashkatdhetarët në nevojë.

“Legnano më ka dhënë shumë më tepër seç mendohet,” shprehet Aleksi, duke nënvizuar se angazhimi i tij politik vjen si një rrjedhojë natyrale e viteve të tëra pune në terren.

Sfida politike dhe integrimi real

Kandidatura e Vulajt vjen në një moment kyç për qytetin, i cili nën administrimin e Lorenzo Radice -s është shndërruar në një “kantier të hapur” zhvillimi. Për Vulajn, politika nuk është propagandë, por shërbim. Ai kritikon ashpër sloganet boshe si “t’i ndihmojmë në shtëpitë e tyre”, duke i cilësuar si retorikë boshe, që nuk ka sjellë kurrë ndihmë konkrete. Përkundrazi, beson te projektet e binjakëzimit dhe te bashkëpunimi i ndërsjellë midis Italisë dhe Shqipërisë, projekte të cilat tashmë kanë nisur të marrin formë.

Një urë lidhëse për komunitetin

Ajo që e dallon angazhimin e tij është njohja e thellë e problematikave të përditshme: nga vështirësitë me dokumentacionin dhe papunësinë, deri te sfidat shëndetësore. Përmes kontakteve të tij të vazhdueshme me famullinë e Shënkollit duke qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, Vulaj ka asistuar për shumë familje bashkëatdhetarësh, duke dëshmuar se integrimi kalon përmes solidaritetit njerëzor përpara se të kalojë te vota.

Sot, ai u bën thirrje bashkatdhetarëve të tij që të bëhen pjesë e procesit demokratik. Sipas tij, pasja e një përfaqësuesi shqiptar në komunën e Legnanos nuk është vetëm një çështje krenarie kombëtare, por një domosdoshmëri për të siguruar që askush të mos mbetet pas.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, historia e Aleks Vulajt mbetet një nga qindra dëshmitë e fuqishme të transformimit të emigrantit në një qytetar aktiv, i gatshëm për të punuar për të mirën e përbashkët të komunitetit ku jeton. /Nga Edmond KAÇELI/

Post navigation

Previous: NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet…
Next: VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.