FOTO – Rrugëtim të mbarë “Murlanit”, nis jetën një tjetër klub futbolli që premton shumë…

Shkodra prej dekadash tashmë, është një nga fidanishtet më efektive në prodhimin e talenteve të sportit. Kur themi Shkodra, kemi parasysh jo vetëm qytetin me këtë emër, por një areal të gjërë që përmblidhet në kufijtë e qarkut me të njëjtin emër. Sigurisht, është Vllaznia, klubi me histori mbi një shekullore, është Juban Danja si ekipi i parë i vajzave në futboll, ëlshtë KF Shkodra, është Ada e Velipojës, Tërbuni i Pukës e dhjetra klube e ekipe që kanë prodhuar talente pa fund.


Në këtë “shtrat” ka pak ditë që ka nisur zyrtarisht edhe një tjetër klub futbolli, i cili duhet thënë se premton shumë që në nisje. Kjo lidhet më së shumti me themeluesit e tij, duke nisur që nga emri i veçantë që kanë zgjedhur KF Murlani. Bisnesmenët e njohur Përparim dhe Blerim Rraboshta, zgjodhën emrin e erës së njohur, e cila është e vrullshme, e fortë dhe kështu pritet të jetë edhe klubi i futbollit. Garancia janë pikërisht këto vëllezër. Një nga mrekullitë e tyre, është edhe “Gardenland Resort”.

Kompleksi fantastik, brenda pak vitesh u kthze në qendër referimi për turizmin. I vendosur në Barbullush të Bushatit, në territorin e Bashkisë Vau- Dejës, ai tashmë përzgjidhet jo vetëm nga turistë vendas e të huaj, por edhe nga ekipe të njohura të futbollit, klube e ekipe përfaqësuese. Në sherbim të tyre, përveç ambjenteve shumë komode të “Gardenland Resort”, tashmë është edhe një fushë futbolli sipas standarteve profesionale. E gjithë kjo, vetëm 800 metër larg ambjenteve të “Gardenland Resort”.

Në këtë rrugë, është edhe themelimi i KF Murlani, i cili tashmë mirëpret fëmijë të moshave të vogla, djem dhe vajza, për të nisur një rrugëtim në botën e bukur të futbollit. Puna ka nisur dhe hapat e parë janë mjaft serioz dhe premtues. Rrugë të mbarë KF Murlani! /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania