
Ne nje mbledhje te Komisionit te Emergjencave Civile te Qarkut Shkoder, drejtori i pergjithshem i Emergjencave Civile te Republikes Shemsi Prenci ka thene se punimet ne rrugen e Velipojes po ndikojne ne shtimin e siperfaqes nen uje si pasoje e permbytjeve. Prenci e ka lidhur kete me projektin qe po zbatohet dhe madje ka kerkuar qe prokuroria te hetoje firmat kontraktuese. Shqetesimi i Prencit ishte ne nje linje me problematikat e ngritura nga kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi per kete aks rrugor.
Nderkohe, sot ne nje vizite ne zonat e permbytura, numri 2 i qeverise, Senida Mesi i eshte pergjigjur duke i konsideruar deklaratat e Prencit per rrugen e Velipojes si deklarata emotive. Kjo, pavaresisht se Prenci ka folur edhe ne mbledhjet e KECQ duke perdorur elementa teknike.
Por Mesi ka patur mundesi ti vertetoje vete deklarimet e Prencit. Pavaresisht ne me fuoristrade, zevendeskryeministrja nuk ka mundur te futet ne rrugen e Dajcit dhe as te vazhdoje me tej drejt Velipojes. Pra, levizja duhej te kryhej pikerisht mbi trasene e kesaj rruge.
Ata qe kujtojne permbytjet e viteve 2010- 2011, nivelin e te cilave fatmiresisht nuk e kemi arritur akoma, e mbajne mend se kur u bllokua hyrja e rruges se Dajcit dhe ajo drejt Velipojes. Ne nivelin aktuale, keto dy akse duhej te ishin te kalueshem te pakten me fuoristrada. Por sot Mesi nuk ka patur mundesi te kaloje me mjetin e saj dhe eshte detyruar te jape intervisten pa u futur dot ne Dajc.
Ndersa me fjale eshte perpjekur te hedhe poshte deklarimet e Prencit, duke i quajtur emocionale, faktet i kane dhene te drejte pikerisht shefit te Emergjencave Civile te Republikes. Nuk kishte si ndodhte ndryshe sepse ne nje rast si ai i permbytjeve, perballja e nje politikani me nje teknicien, perfundon gjithmone me humbjen e te parit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!