Vazhdon të ulet kurba e epidemisë në Itali, ndërsa sot janë regjistruar 138 raste të reja, kundër 208 dje, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në 241956.
Por vendi ka shënuar një rritje në numrin e jetëve të humbura, ku në 24 orët e fundit 30 persona hmbën betejën, ndërsa dje 8 persona ndërruan jetë nga COVID-19. Numri total i jetëve të humbura nga korona virusi në Itali ka shkuar në 34.899.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 574 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 192.815.