Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026
rama gjykata kushtetuese 2025

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e nenëve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t’i trajtojë ato në këndvështrim të nenit 138 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”, përveçse në rastet e parashikuara shprehimisht nga kjo dispozitë. Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Shpërblimi financiar, si një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të vetë pushtetit gjyqësor, për nga lidhja e pandashme me të, është një nga elementet që siguron balancimin ndërmjet pushteteve, duke iu përgjigjur rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.

Në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, kur shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, Gjykata theksoi se ligjvënësi, brenda hapësirës së tij normuese, ka diskrecion për formulën e referencës (në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë), duke qenë kjo një çështje që i përket oportunitetit të tij. Megjithatë, në ushtrimin e kësaj kompetence në plotësimin e kuadrit ligjor, ai duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar, në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim, përveçse kur verifikohet përjashtimi i nenit 138, shkronja “a”, të Kushtetutës.

Në këto kushte, referuar përmbajtjes së nenit 138 të Kushtetutës, ashtu edhe vendimit të saj nr. 35, datë 22.11.2022, Gjykata shtroi për zgjidhje pyetjen nëse zgjedhja e formulës aktuale është bërë në përputhje me qëllimin dhe objektivin e synuar dhe në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë. Për këtë qëllim, Gjykata vlerësoi se parimet dhe standardet nga të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi në ushtrimin e diskrecionit për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve, të cilat përbëjnë, njëkohësisht, edhe kufijtë e atij diskrecioni, synojnë, ndër të tjera: të ndalojnë uljen, të drejtpërdrejtë ose të fshehur, të shënjestruar të pagave dhe mbrojtjen ndaj instrumenteve që përmbajnë “elemente diskrecionale”; që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit; të ndalojnë ose kufizojnë uljen e pagës dhe/ose të caktojnë mekanizmin e rritjes/indeksimit të pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale sipas kostos së jetesës. Në fjalë të tjera, parashikimet ligjore të formulës duhet të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, në mënyrë që të përjashtojnë çdo ndërhyrje arbitrare nga pushtetet e tjera dhe të shërbejnë pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Gjykata, në përputhje me standardet kushtetuese të lartpërmendura, vlerëson se është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme të pagave mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, për sa kohë që neni 138 i Kushtetutës nuk lejon, në thelb, rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehur.

Gjykata konstatoi se paga e gjyqtarit/magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshim, por vetëm problematika e zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Nga ana tjetër, pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur në vijim, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur; fenomenet globale (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë) kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Autoritetet shtetërore, bazuar në këto faktorë ekonomikë, krahas të tjerash, kanë ndërmarrë politika shtetërore për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ligji nr. 33/2023, i cili pagën e magjistratit e la të pandryshuar nga paga e nëpunësit të shërbimit civil (referenca e vjetër e formulës) dhe ajo e Presidentit të Republikës (referenca e re e formulës), që pësuan rritje domethënëse. Në këtë kuptim, ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike dhe rritjen e çmimeve, ka sjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.

Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Gjithashtu, duke konsideruar se ligji nr. 33/2023 parashikonte rregullim prapaveprues pasi formula e re e përllogaritjes nga data 01.04.2023, Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten po nga data 01.04.2023, duke përcaktuar një skemë të arsyeshme për përshtatjen për pagat e prapambetura për periudhën nga data 01.04.2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…
Artikull pasardhës: PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.