Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026
vlera paga reale vite 2026

A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?! Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale. Raporti i pagës reale ndaj pagës nominale bie në mënyrë të vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% në fillim të vitit 2022 në rreth 83–83% në vitet 2024–2025. Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave. /Monitor/

Post navigation

Previous: “Vendi drejtohet nga një njeri i sëmurë”, presidenti Donald Trump paralajmëron edhe Kolumbinë…
Next: Reshjet intensive të shiut vazhdojnë, si paraqitet situata aktuale në qarkun e Shkodrës…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.