Rritet bilanci i jetëve të humbura nga termeti në Turqi, janë 31 viktima ndërsa janë shpëtuar 45 nga gërmadhat

Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë nën rrënojat e tërmetit që goditi provincën Elazig në Turqi, numri i jetëve të humbura ka shkuar në 31. Tërmeti me magnitudë prej 6.8 të shkallës Rihter, tronditi vendin të premten pasdite.

Sipas gjetjeve të para, numri i ndërtesave të rrënuara totalisht është 30, ndërsa janë raportuar se janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 janë dëmtuar lehtë.


Pas ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës, numri i personave të shpëtuar ka arritur në 45. Tërmeti që ra në një thellësi të vogël të tokës prej 6,75 kilometra, u ndje në një sërë provincash të Turqisë, por edhe në Siri dhe Irak.

 ABCOM ║ VODAFONE