Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë

“Rrini larg njeri-tjetrit”, flet shqiptari në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut: Komuniteti ynë i prekur nga virusi…

ShkodraWeb 8 April, 2020
mark gjonaj korona nju jork

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut i tha Zërit të Amerikës në një intervistë se edhe komuniteti shqiptaro-amerikan është prekur nga korona virusi, ka patur humbje jete dhe ka shumë njerëz që po luftojnë për jetën si dhe të tjerë që po përballen me vështirësi ekonomike. Zoti Gjonaj është kryetar i komitetit për bizneset e vogla në Këshillin Bashkiak.

Zëri i Amerikës: Shteti i Nju Jorkut dhe sidomos qyteti i Nju Jorkut ku ju jeni anëtar i Këshillit Bashkiak po kalon një kohë të vështirë. Është folur se ka patur mjaft njerëz të prekur në komunitetin shqiptar në distriktin 13 të Bronksit që ju përfaqësoni. Madje ka patur edhe vik tima nga korona virusi. A është e vërtetë?

Mark Gjonaj: Më lejoni të filloj duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta atyre që kanë humbur njerëzit e tyre gjatë kësaj epidemie. Lutem gjithashtu për të gjithë ata që janë duke u ndeshur me këtë virus dhe po luftojnë për jetën. Po, është e vërtetë. Ky virus ka krijuar një krizë, një pandemi në komunitetin tonë si dhe kudo tjetër. Komuniteti shqiptaro-amerikan është prekur gjithashtu. Dimë disa raste kur ka patur humbje jete. Dimë se ka shumë të tjerë që po luftojnë për jetën si dhe njerëz që po përballen me vështirësi për shkak të virusit.

Zoti Gjonaj, ju jeni Kryetar i komitetit për bizneset e vogla në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut dhe shqiptarët kanë kryesisht biznese të vogla në Nju Jork. Mendoni se do të kenë shumë pasoja këto biznese?

Qyteti i Nju Jorkut, përmes shërbimeve për biznset e vogla, ka hapur një grant dhe një kredi me interes 0,5 për qind. Qeveria federale ka ofruar një sërë grantesh dhe kredish. Unë e inkurajoj komunitetin shqiptaro-amerikan dhe pronarët e bizneseve të vogla të marrin pjesë dhe të kërkojnë kredi të tilla. Kjo bëhet përmes bankave lokale, por meqenëse nevojat do të jenë shumë më të mëdha, pres që ky të mos jetë fundi i paketës stimuluese. Ne do të shohim ndoshta një paketë të dytë, të tretë dhe të katërt stimulimi që do t’u shkojë jo vetëm individëve, por edhe bizneseve të vogla, sepse janë ato që në fakt po paguajnë çmimin më të lartë sot për sot.

Njerëzit e duan ndihmën tani. A po vjen kjo ndihmë tani?

Nuk po vjen aq shpejt sa duhet. Nevojat janë urgjente dhe ne nuk po tregohemi të shpejtë që kjo ndihmë kaq e nevojshme të shkojë në duart e banorëve të Nju Jorkut dhe të bizneseve të vogla. Duhet të bëjmë një punë më të mirë. Ne e dimë se qeveria ecën ngadalë, kurse ndihmat janë të ngutshme. Prandaj, unë i inkurajoj të gjithë për të parë se çfarë shërbimesh po ofrohen. Ne kemi dërgim ushqimesh nëpër shtëpi, kemi stacione të quajtura “Grab and Go” në 235 pika të ndryshme të Nju Jorkut. Edhe pse zyra ime është e mbyllur, telefonat e mi punojnë. Ne u përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave nga i gjithë komuniteti, duke përfshirë edhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ju keni kërkuar që disa shërbime që janë mjaft të ekspozuara ndaj virusit të pajisen urgjentisht me maska dhe mjete mbrojtëse. Këtu hyjnë personeli i transportit me trena dhe autobusë, shitësit e dyqaneve të ushqimeve, shtëpitë e të moshuarve e të tjera. A është kjo e mundur, kur edhe spitalet nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me maska?

Sfida është e vështirë. Caktimi i përparësive se kush duhet të ketë maskë dhe kush jo, kjo nuk është përgjegjësia ime. Unë jam për atë që secili duhet të ketë mjetet e duhura mbrojtëse për të mbrojtur veten e tyre dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të virusit. Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit e domosdoshëm, të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe ata të linjës së parë, duhet patjetër të pajisen me mjete të tilla që shpëtojnë jetën, si maska, mburoja fytyre, doreza dhe kostume antiseptike.

A keni menduar se si do t’ia bëjnë gjithë ata shqiptarë të rinj të ardhur rishtazi në Nju Jork, si do t’ia bëjnë për punë, për të paguar qiratë dhe për të mbajtur familjet? Jam i sigurt që keni menduar, por dua të them a ka zgjidhje për ta?

Tre javë më parë, ne jetonim në një botë tjetër. Këto tre javët e fundit, i gjithë ai mekanizëm mbrojtës dhe rrjet i sigurisë ekonomike nuk është më. Ky virus, ky kaos dhe krizë e kanë kthyer përmbys botën tonë. Por ne po bëjmë çfarë është e mundur që njerëzit tanë më të ekspozuar dhe më në nevojë të marrin shërbimet bazë, nga strehimi tek ushqimi. Nëse nuk e paguan dot qiranë, mos e paguaj. Ne kemi një moratorium prej 90 ditësh që nuk lejon nxjerrjen nga banesa. Gjatë kësaj periudhe, mund të marrësh kredi që të mund ta paguash qiranë më vonë. Ky mesazh është edhe për pronarët e banesave të cilët jetojnë me qiratë që marrin për të paguar kreditë e shtëpive apo taksat. Ne po punojmë për një program që të plotësojë edhe kërkesat e tyre. Pra, është një barrë dhe përgjegjësi që ne të gjithë duhet ta ndajmë së bashku. Këtë periudhë krize do ta kalojmë së bashku. Qeveria do të bëjë pjesën e saj dhe dyert tona do të jenë të hapura që të gjithë të marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë, strehim dhe ushqim.

Zoti Gjonaj ju faleminderit.

Ju faleminderit. Lutjet e mija shkojnë për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për shqiptarët kudo qofshin në botë. I inkurajoj ata që të rrinë aty ku janë. Të bëjnë hall e derman, të mos dalin nga shtëpia, të mos kërkojnë të kthehen në vendlindje. Të mos kërkojnë të lëvizin me përjashtim të rasteve emergjente. Jo vetëm për shëndetin e tyre por për shëndetin e familjeve të tyre. Rrini larg shoqi-shoqit sa më larg që të mundeni. Vini maska. Nëse nuk keni maska, ndonjë peshqir apo shami, sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Kjo është e zorshme, sidomos për komunitetin tonë, sepse kemi kulturën që kur shikohemi i japim dorën njëri-tjetrit apo përqafohemi e puthemi. Këtë kulturë duhet ta lëmë sot për sot. Shpresoj që shqiptarët ta kalojnë me sukses këtë krizë kudo që janë në botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kanada në betejë me pandeminë, 21 jetë të humbura në 24 orët e fundit, numri i të infektuarëve i afrohet 19 mijë…
Artikull pas: VIDEO – Shembet një tjetër urë në Itali, kufizimi i lëvizjeve nga pandemia, shmang tragjedinë e mundshme…

TË FUNDIT

faton gjonaj ekstradimi dubai itali 2025
  • Anëmbanë

EMRI – Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari i shumëkërkuar, drejtuesi i një bande ndërkombëtare…

ShkodraWeb 5 July, 2025
donald trump 2025
  • Anëmbanë

“Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe”, deklarata e Donald Trump: Por unë i ndala…

ShkodraWeb 27 June, 2025
taulant majal burg perjete itali
  • Anëmbanë

Ekzekutoi vajzën e tij 16- vjeçare dhe një italian në 2023- in, burgim të përjetshëm për shqiptarin…

ShkodraWeb 27 June, 2025

TË FUNDIT

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025
amulante parkingje 2025
  • Kryesore

OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.