Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Indonezi, ku një avion i vogël humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror, ndërsa më pas u gjet i rrëzuar nga banorët në qarkun Pengungan Bintang.
Nga ky aksident humbën jetën 8 persona, ndërsa mrekullisht u gjet i gjallë një djalë 12 vjeçar. Ai është dërguar në spital pas plagëve të marra, por jashtë rrezikut për jetën.