Rreziku i zjarreve nga temperaturat e larta, Bashkia Malësi e Madhe kërkon bashkëpunimin e banorëve…

Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkences, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) gjatë kësaj jave Shqipëria do të përballet me temperatura shumë të larta mbi 41° C. Bashkia Malësi e Madhe ju bën thirrje të gjithë banorëve të kujdesen për shëndetin e tyre duke evituar daljet e panevojshme në orët pik, sidomos fëmijët dhe të moshuarit.
Gjithashtu në këto temperatura të larta, thirrja është të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm duke mos qenë shkaktarë të zjarreve dhe në raste të evidentimit të vatrave të zjarrit të njoftojmë strukturat kompetente.

Reparti MZSH Malësi e Madhe dhe të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse janë në gadishmëri të plotë për të menaxhuar me sukses situatën e mundshme të zjarreve.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! /Njoftim në Facebook nga Bashkia Malësi e Madhe/

ShkodraWeb Channel

Open

Close