
Aktori i famshëm i serialit ‘Glee’, Mark Salling, është gjetur i vdekur pranë banesës së tij në Los Angeles. Mediat e huaja raportojnë se aktori 35-vjeçar ka vrarë veten.
Aktori Salling do të merrte dënimin me burg 4-7 vjet, pasi në laptopin e tij u gjetën mijëra materiale pornografike të fëmijëve. Ishte vetë aktori që pranoi fajin, duke kërkuar ulje dënimi. Mark Salling ka qenë një aktor tepër i pëlqyer, sidomos nga femrat, për shkak të pamjes së tij tërheqëse.
“Familja Selling iu falenderon për suportin dhe ju lutet të respektoni privatësinë”, tha avokati i aktorit për mediat.