Boshatiset plazhi i Shëngjinit, ulja e temperaturave dhe moti me reshje shiu po jep ndikim mjaft negativ në kulmin e sezonit turistik. Në Shëngjin plazhi është boshatisur thuajse plotësisht.
Shumë prej pushuesve kanë nisur të largohen që prej ditës së martë për shkak të kushteve atmosferike. Por ka pasur edhe pushues që kanë preferuar të qëndrojnë në bregdet pavarësisht kohës me shi.
Nuk dihet deri kur do të vijoje moti i paqëndrueshëm, por për sa kohe kushtet atmosferike nuk do të jenë të favorshme pushuesit do ti mungojnë zonës turistike të Shëngjinit.
Ata të cilët penalizohen më shumë nga kjo situate janë bizneset në këtë zonë, xhiroja e të cilëve ka rënë ndjeshëm. /SHQIPTARJA.COM/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!