Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RRESHJET E BORËS/ Në territorin e Bashkisë Shkodër trashësia e dëborës arrin në 1 metër

ShkodraWeb 26 February, 2018
boreshkoder2018

Në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër vazhdojnë reshjet e dëborës që ditën e djeshme datë 25.02.2018.
Si rezultat i këtyre reshjeve është krijuar gjendja e komplikuar në zona të ndryshme të Bashkisë Shkodër, sidomos në zonat malore ku dëbora ka arritur deri në një metër. Në zonat fushore janë marrë masat e nevojshme ndërsa në zonat urbane nuk ka pasur probleme. Situata e furnizimit me ujë, nga ana tjetër, paraqitet normale. Normale është edhe situata në qendrat shëndetësore.

Në Njësitë Administrative të zonave malore të Bashkisë Shkodër është bërë hapja e rrugës Prekal-Dukagjin ditën e shtune. Gjatë ditës së djeshme e në vazhdim rruga është e bllokuar pasi trashësia e dëborës arrin deri në 1m (Mali i Shoshit). Ndërkohë atje qëndrojnë të stacionuara mjetet të cilat pas pushimit të reshjeve janë të gatshme për të ndërhyrë për hapjen e rrugës.

Përsa i përket zonave fushore që ditën e shtune Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës me mjete, fuqi punëtore dhe bazë materiale në rast të bllokimit të rrugëve.

Në zonat urbane, deri tani nuk ka pasur probleme. Ndërkohë po monitorohet situata në vazhdimësi dhe pasdite do të vlerësohet nevoja për ndërhyrje. Për përballimin e situatës Bashkia Shkodër ka kapacitetet e nevojshme me mjete, fuqi punëtore dhe ka në gjendje 70 t kripë të zezë për të bërë të mundur hapjen e rrugëve në rast bllokimi.

Situata e furnizimit me ujë të popullatës në qytet dhe Njësi Administrative paraqitet normale. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht në qytet dhe Njësi Administrative. Institucionet arsimore kanë vazhduar mësimin normalisht me përjashtim të 3 Njësive Administrative të zonave malore që nuk është zhvilluar mësim për vështirësitë në qarkullim nga intensiteti i reshjeve të dëborës. /Komunikata zyrtare e Bashkisë së Shkodrës, shpërndarë për mediat/

Post navigation

Previous: Zbardhet skema e mashtrimit të dentistes, në grackë ra dhe biznesmeni Hoxha: Kam 8 klinika dentare…
Next: Vritet në banesën e tij gazetari investigativ, ishtë në shëqërinë e të dashurës

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
vllaznia tifoze malisheva

Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.