Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Rrëmbimi i 6 turqve me urdhër të Erdogan, sot duhej rrëzuar e gjithë qeveria e Kosovës”

ShkodraWeb 30 March, 2018
meroBaze

Nga Mero BAZE

Republika e Kosovës ka bërë një akt vetvrasje, duke u përfshirë në përndjekjen politike të një shteti autoritar, që persekuton kundërshtarët politik dhe duke kthyer  shtetin e Republikës së Kosovës në një polici politike në shërbim të problemeve politike të Presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan. Ekstradimi jashtë çdo procedure ligjore i gjashtë musuesve turq që kanë shërbyer në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, vetëm se ata i ka kërkuar ti burgos Turqia si “armiq politik” të Presidnetit Erdogan është vetvrasje shumplanëshe.

Së pari ajo godet arsyen përse është themeluar shteti i Kosovës. Kosova ndryshe nga çdo shtet tjetër në botë, është një investim i Perëndimit për të shpëtuar një popull që persekutohej politikisht për shkak të origjinës etnike. Shqiptarët e Kosovës, u kthyen në viktima të një rregjimi politik diktatorial dhe si të tillë mijëra veprimtarë kosovarë të pavarësisë, dhe liderët e saj politik, mërguan në Perëndim për të organizuar prej andej rezistencën politike.

Kosova është sot shtet dhe Republikë, fal vendeve perëndimore që strehonin veprimtarë politik, të cilët në Jugosllavi quhehsin terroristë. Jusuf Gërvalla u përndoq nga UDB deri në Gjermani dhe u vra bashkë me dy shokët e tij atje, por policia gjermane ende e heton vrasjen e tij.  Hashim Thaci, Ramush Haradniaj, Kadri Veseli, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, dhjetra drejtues të Vetvendosjes , e mijëra të tjerë më pak të njohur, kanë provuar të gjithë një herë dokumentin e azilantit politik në Perëndim dhe etiketimin terrorist në atdheun e tyre. Është e pafalshme që në dhjetvjetorin e parë të Republikës së tyre, këta njerëz ekstradojnë jashtë çdo procedure në Turqi, gjashtë mësues të shpallur terrorist nën një paranojë puçi, që është pjesë e luftës politike për pushtet në Turqi.

Kosova ka asgjesuar kryearsyen përse është bërë Republikë dhe shtet i pavarur me këtë gjest që ka bërë, dhe kjo do të ketë pasoja të pariparueshme në imazhin e saj dhe të ardhmen e saj politike në Evropë. Ajo është kthyer papritur në vendin më të pasigurt në botë, në vendin ku adhurohen diktatorët dhe persekutohen arsimtarët e akuzuar si puçistë.

Ai është sot vendi i qeverisur nga njerëz të papërgjegjshëm, që me veprimet e tyre të dëshpëruara pas këtij akti tragjik, tregojnë se nuk funksionojnë si shtet, por si bandë.

Së dyti Kosova ka kryer vetvrasje sa i përket imazhit të udhëheqësve të saj. Kosova është e “dënuar” të ketë udhëheqës demokratë. E di që askush prej tyre nuk ka dëshirë të jetë i tillë, por janë të dënuar të jenë të tillë. E di që ëndrra e çdo udhëheqësi në Ballkan është modeli i Erdoganit dhe lehtësia me të cilin ai qëndron në pushtet, abuzon dhe merr vendime, por janë të dënuar të jenë “demokratë” proevropianë dhe jo osmanllinj.

Sido që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Albin Kurti apo Isa Mustafa të sillen në Kosovë si demokratë, ky rast i nxjerr ata zbuluar si adhurues diktature. Një demokrat është demokrat, jo vetëm aty ku është i detyruar të sillet si i tillë , por sidomos aty ku shkelen liritë njerëzore. Ai nuk mund të bëj kurrë aleancë politike dhe marrëveshje me një tip si Erdogani, përveç marrëdhënieve shtetërore korrekte që reflektojnë historinë mes dy vendeve.

Gjesti i dorzimit të gjashtë mësuesve mjafton për të njollosur çdo lider në Kosovë si autokat dhe erdoganist, pamvarësisht ka apo jo përgjegjësi. Mënyra si e pranuan këtë gjest tregon, se ata adhurojnë diktaturën.

Së treti ky është një gjest vetvrasës dhe për shtetin e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot Ministrin e Brendshëm dhe një zëvendësministër, por kjo vetëm sa e komplikon dhe më shumë problemin, pasi dëshmon egzistencën ose të një shteti të papërgjegjshëm, ose të një strukture paralele brenda shtetit.

Ky rast është pak të haj dhe gjithë qeverinë e Kosovës. Ai dhe me aq nuk shlyhet. Të shkarkosh vetëm ministrin e brendshëm, do të thotë, ose që nuk je kryeministër, ose që dikush të është ul këmbkryq brenda shtetit dhe nuk të pyet.

Incidenti i rënd duhet të rrëzoj qeverinë e Kosovës dhe ti fus në listën e zezë gjithë këta zyrtarë që njollosën Kosovën me këtë gjest. Kurrë më atyre nuk u duhet besuar as një zyrë në shtetin e Kosovës, jo se kanë dorzuar gjashtë mësues turqë, por se kanë bërë Kosovën një vend të pasigurt, të paqartë, të pashpresë, të pafytyrë dhe mbi të gjitha të papërgjegjshëm. Një shtet që jashtë çdo procedure dorzon gjashtë qytetarë se ja kërkon një diktator, është shteti i një Republike të vdekur. Përndryshe sot qeveria duhet të kish rënë dhe Kosova do ti dëshmonte Perëndimit se nuk e ka tradhëtuar atë, për interesa dhe paranoja të një Sulltani që ka ca hysmeqarë në Prishtinë. /Tema/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shkodrani Salihi shpëton ekipin e tij nga humbja, shënon gol dhe e mban Neustadt në vendin e dytë
Artikull pasardhës: VIDEO/ “Narkoflota ajrore nis punën”, denoncimi: Video e avionit në plazhin e Divjakës

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.