Një tragjedi e rrëfyer në fare pak minuta. Emiliano Mekolli, vetëm 16 vjeç, që jeton në Itali në mënyrë klandestine, tregon për Klan Plus, në një intervistë në Facebook, ferrin në familjen e tij. Përpjekjet që kishte bërë për ta mbajtur familjen e bashkuar, dhe fundin e dhimbshëm. E quan të atin një kriminel, që as do ta shikojë kurrë. Por s’ka ç’të bëjë më shumë.
“Telefonata e fundit me babain ishte pak minuta para krimit. Në sfond dëgjoja thirrjet e nënës.. Emiliano, Emiliano….”., shprehet ai për KlanPlus
Në fund një lutje. I kërkon falje nënës që nuk i erdhi dot në varrim.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu