
Kampioni i Europës dhe së fundmi i Ballkanit, Izmir Smajlaj, ka rrëfyer se suksesi i një sportisti nuk vjen vetëm nga stërvitja e fortë, por edhe nga detaje të tjera që nuk kanë të bëjnë shumë me sportin. I ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ Smajljaj ka treguar për sekretin që e ka bërë të kaapë majat e sportit.
“Për të pasur karrierë të suksesshme, sportisti duhet të martohet herët. Unë kisha një vit e gjysmë i lidhur dhe në janar jam fejuar”, tha Smajlaj.
Kur u pyet nëse e fejuara i bëhej xheloze, atleti nga Shkodra deklaroi: “Edhe bëhet xheloze, sidomos kur iki jashtë shtetit për stërvitje, që i bie të largohem 1-2 muaj. Kur bëhet xheloze, i them që të vijë te mua”.
Në lidhje me të ardhmen, Izmir Smajlaj u shpreh: “Është herët për të folur, të mbyll një herë karrierën, më pas të shohim… Mund të bëhem trajner ose menaxher”.








