Skip to content
5 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

Rrëfimi i sinqertë i Armando Vajushit: E kam pritur shumë rikthimin në Kombëtare, por sa kam vuajtur…

ShkodraWeb 6 years ago

Mesfushori i Avelinos mungonte në ndeshje zyrtare që prej grumbullimit në eliminatoret Francë 2016. Prania e fundit në stol, në Beograd, ndaj Serbisë (2014): “Sa e kam pritur këtë moment”. Gjuri i mallkuar… Nëse ka një peng të madh në karrierën e tij, sigurisht, është ky problem serioz që ka shoqëruar vitet e fundit të Armado Vajushit, talent i jashtëzakonshëm, por i pafat sa i përket aspektit fizik.

Katër vjet pas thirrjes së fundit, atë në eliminatoret e Europianit 2016, në Beograd, ndaj Serbisë, shkodrani kthehet të vishet kuqezi dhe bashkohet me trajnerin që i dha shumë besim te Livorno, Kristian Panuçi.


Pikërisht zgjedhja e Panuçit në kombëtare, si post De Biazi, me të cilin Vajushi nuk kishte një raport të mirë, sidomos pas disa fërkimesh, lumturoi shumë Vajushin, që megjithatë arriti që të linte pas kalvarin e gjatë të dëmtimeve.

Jo vetëm kaq, por Vajushi, në një vit e gjysmë, ka ndërruar tre skuadra dhe më në fund, te Avelino po tregon vlerat e tij, aq sa është bërë i dashur edhe për tifozerinë.

Pikërisht Armando, i kontaktuar nga “Sport Ekspres” është shprehur tepër i lumtur dhe në në intervistë të shkurtër, ka folur për këtë thirrje…

Armando, më në fund, sërish në Kombëtare. Sa e prisje këtë moment?

Shumë, jashtëzakonisht. Vërtet që për mua është një nga ditët më të lumtura dhe gjithmonë ka qenë objektivi: të rikthehem me fanellën kuqezi, që është krenari.

E prisja që të vinte një thirrje, sidomos nga trajneri që më ka dhënë besim dhe që më njeh mjaft mirë, Kristian Panuçi.

Ke biseduar me të?

Po, kam pasur mundësi të bisedoj. Ai ka ndjekur ndeshjet e mia dhe jam i kënaqur që më ka dhënë mundësi sërish të tregoj vlerat.

Ke kaluar shumë dëmtime, ke ndërruar shumë skuadra, tani duket se po rishitet Vajushi i vërtetë?

Sigurisht, nuk ishte aspak e lehtë. Përkundrazi, kam luftuar jashtëzakonisht shumë, duke mos hequr dorë dhe besuar.

Duhet të falënderoj edhe personat që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë bërë të kuptoj se sa dashuri mund të më falnin, duke më dhënë opitmizëm dhe besim se do të kthehesha në nivelet e mia.

Te Avelino, sakaq, gjeta ambientin e duhur, por sidomos besimin që më mungonte si futbollist.

Gjen një kombëtare totalisht ndryshe nga ajo që pate lënë vite më parë. Emra të rinj dhe disa të vjetër…

Ka një revolucion, sigurisht. Por, besoj se grupi është i përbërë nga lojtarë cilësorë dhe me Panuçin shpresojmë të shkruajmë faqe të rëndësishme.

Trajneri ka thënë që në fillim se pëlqen lojën sulmuese. Ti e ke pasur te Livorno. Na thuaj ndonjë sekret të tij?

Vërtet që është trajner që pëlqen të luhet në sulm dhe sidomos me krahët. Ky ndoshta është edhe avantazhi im i madh, pasi në krah është loja që parapëlqej të bëj. Do të përpiqem të tregoj vlerat edhe te Shqipëria.

Europiani 2016 ishte qershia mbi tortë, historia kuqezi. Mendon se keni ende shanse ta përsërisni?

Pse jo! Nëse e arritëm njëherë, tani është mëse e mundur.

Ndërkohë, Vllaznia rrezikon të bjerë për të parën herë nga kategoria. Si shkodran që je, sa të dhemb kjo gjë?

Shumë. Më vjen të qaj ndonjëherë. Si u katandis kështu ky klub i madh, historik.

Uroj me zemër që të mos ndodhë kjo ditë e zezë, sidomos për sportdashësit shkodranë, që jetojnë me futbollin dhe pasionin për të./sport-ekspres/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Paula Jaku, futbollistja që synon të bëhet trajnere e kombëtares!
Lajmi pasues: Nga politika tek dashuria, rrëfimi i deputetes shkodrane Izmira Ulqinakut: Pika që më bashkoi me partnerin

TË FUNDIT

E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”…
  • Kryesore

E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”…

14 hours ago
NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë
  • Kryesore

NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë

23 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Ndryshimet në paketën fiskale si peshqesh për shkodranët për Vitin e Ri 2024…
  • Ekonomia

NGA EMILIA KOLIQI – Ndryshimet në paketën fiskale si peshqesh për shkodranët për Vitin e Ri 2024…

3 days ago

TË FUNDIT

  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama mbyll vizitën në Shkodër, reagon për mediat ish- kryebashkiaku Bardh Spahia… 4 December, 2023
  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

5 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

9 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

11 hours ago
FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…
  • Aktualitet

FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.