Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.
Në një replikë me Fatos Klosin, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi i vëllezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.
“Snajperi që përmend Fatos Klosi është histori e vërtetë. Ai është përpjekur që të më lerë në dorë një snajper në dy rrugë: nëpërmjet një spiuni tjetër, që e përdorte dhe ai ishte te baza e SHIK-ut te Pazari i Ri dhe përmes Marika Kazullit. Përmes Marika Kazullit, Fatos Klosi më ofroi 20 mijë dollarë, që unë të blija një snajper dhe t’ia çoja më pas Fatos Klosit”- thote ai.
Më tej, duke treguar se pse nuk e pranoi skenarin e Klosit kunder Berishes, ai thekson: “Fatosi ofronte mbrojtje të Izetit, do të jepte dhe 100 mijë dollarë dhe do siguronte ikjen tonë në Amerikë”. /panorama.com.al/