Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rrefimi i 12- vjecares ne polici: Kam frike nga babai im, eshte i dhunshem

ShkodraWeb 7 August, 2017
vajza
Babai i alkoolizuar dhunon vajzën e tij 12-­vjeçare duke e goditur me grushta në banesë, arrestohet pas denoncimit të së miturës. Policia e Durrësit bëri të ditur se ka vënë në pranga dje një 44­-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Sipas të dhënave të Policisë, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fran Gjergji, banues në Durrës, pasi pas një debati familjar në shtëpi, ka goditur me grushta vajzën e tij shtetasen R. Gjergji, 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.
Kjo e fundit e ka denoncuar rastin e dhunës në Polici, duke sqaruar se është dhunuar barbarisht nga babai i saj, i cili ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Me të marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu, Policia ka vënë në pranga babain dhunues, i cili akuzohet për veprën penale të “dhunës në familje”.
Familja Gjergji me orgjinë nga Puka dhe e vendosur prej disa vitesh në qytetin e Durrësit jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Ndikuar edhe nga papunësia, me sa duket kryefamiljari ka gjetur mbështetjen tek alkooli. Kohët e fundit, sipas dëshmisë së dhënë nga vajza e mitur, ai ishte bërë shumë agresiv në shtëpi dhe vinte dorë mbi të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, për arsye nga më banalet, shkruan Panorama.
“Vendosa ta denoncoj babain, pasi më ka qëlluar disa herë. Këtë radhë më ka dëmtuar duke më qëlluar me grushta në pjesë të ndryshme të trupit. Kam frikë të qëndroj me babain në shtëpi, pasi ai është shumë i dhunshëm dhe qëllon pa mëshirë dhe pa arsye vëllezërit dhe motrat e mia, si dhe nënën. Kohët e fundit ai kthehet në shtëpi në gjendje të dehur dhe zihet me ne pa ndonjë arsye. Dua që ai të arrestohet, pasi kemi frikë të qëndrojmë me atë në shtëpi”, është shprehur ndër të tjera vajza gjatë deklarimit në Polici mbi dhunën e ushtruar nga babai i saj, i cili e bëri për spital pasi e goditi disa herë me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.
Nga ana e tij, babai dhunues është justifikuar me faktin se ka qenë në gjendje të dehur ndërkohë që ka qëlluar vajzën 12-­vjeçare. Mësohet se e mitura është shprehur se i ati i kishte kërkuar edhe ujë, por ajo kishte refuzuar t’i urdhërohej në gjendjen që ishte, shkruan Panorama.

Post navigation

Previous: E vecante/ Sonte eklips i pjeshem i Henes, me 21 gusht eklips i plote i Diellit
Next: Sherr brenda familjes, babai 74 vjecar dhunon djalin 45 vjecar, i ve thiken ne fyt

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.