Rudina Dembacaj është një nga moderatoret e reja në televizionet shqiptare, pasi karrierën e saj e ka nisur si aktore humori. E ftuar në “Flakë fare”, Rudina foli për herën e saj të parë kur ka kryer marrëdhënie.
“Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi, në Lezhë dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty. Isha 19 vjeç,”- u shpreh Rudina.
Më tej ajo tregoi me humor se mungonte një dorë regjie. “S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie,”- përfundoi moderatorja. Rudina zbuloi më tej se vendi më i çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale ka qenë në det.