Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RRËFIMI – “Dy duar që më shpëtuan, dy duar që vranë”, një dëshmi pas 31 vitesh për Dr. Zamir Shazin…

ShkodraWeb 27 February, 2026
spitali shkoder bardh e zi

“Ishin vitet kur Shqipëria digjej nga plumbat e dasmave dhe pasiguria e rrugës. Unë isha vetëm 6 vjeç kur një plumb qorr më plagosi gjatë një gëzimi familjar në lagje. Atë ditë, jeta ime u lidh me dy burra, në një mënyrë që as sot, pas tre dekadash, nuk e shpjegoj dot pa lot në sy.

I pari ishte A.K. Ai më mori në krahë, hoqi bluzën e tij për të më mbajtur plagën dhe doli në rrugë duke bërtitur deri sa gjeti një makinë për të më dërguar në spital. Ai ishte ndihma ime e parë, njeriu që u lëndua për mua.

I dyti ishte Dr. Zamir Shazi. E mbaj mend si tani, doli para nesh te dera e spitalit dhe më kapi në duart e tij – jo në barrelë, por në krahë. Më çoi në dhomën e tij, më operoi dhe më hoqi plumbin. Ai mjek fenomenal, me atë qetësinë e tij, më ktheu jetën.

Tragjedia ndodhi pak kohë më vonë. Kur mora vesh se Dr. Zamiri ishte vrarë brenda spitalit, qava me dënesë. Por dhimbja u bë edhe më e rëndë kur mësova se autori ishte A.K., po ai njeri që më kishte shpëtuar mua. Një keqkuptim, një mendim i gabuar se doktori nuk i kishte shërbyer duhur vëllait të tij, mjaftoi që ato duar që më mjekuan mua, të shkrepin armën mbi shpëtimtarin tim.

Sot, pas 31 vitesh, emri i Zamir Shazit, i cili u vra në vitin e mbrapshtë 1997, nuk është në asnjë pllakë përkujtimore apo faqe enciklopedike, por ai jeton në trupin tim, te ajo plagë që ai e mbylli me mjeshtëri. Më vjen keq për të dy: për doktorin që humbi jetën në krye të detyrës dhe për autorin që humbi njerëzinë në vorbullën e asaj kohe të mbrapshtë. Shkodra dhe mjekësia shqiptare i detyrohen Dr. Zamir Shazit një vend në kujtesën zyrtare, sepse ai ishte heroi që na doli para kur nuk kishim as shpresë.”. /Shkruar nga Dhurata, personi që ka përjetuar në vetë të parë, personalisht, këtë ngjarje, dërguar për publikim në ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ZIJA VUKAJ – Gjergj Kacarosi, i respektuar prej të gjithë atyre që e njohën, i ndjeshëm e me shumë talente
Artikull pasardhës: Tre ministra nga Veriu, 2 nga qarku i Shkodrës në qeverinë e formatuar, reflektim apo “marifet”…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.