Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rrëfehet Berisha: Tre herët e vetme të takimit me Edi Ramën në vitet ’90 (foto)

ShkodraWeb 20 February, 2018
berishaRamaKlosi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së. Ja çfarë rrëfeu Berisha.

Çfarë po diskutonit në këtë fotografi?
Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej hukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.

Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur.

Post navigation

Previous: FOTO/ Për herë të parë Stresit i mungojnë fjalët: S’ mund ta përshkruaj, s’ kam fjalë…
Next: Berisha: Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj të falur që kam votuar për diktaturën…

TË FUNDIT

marjana koceku sfond zi 2026

“Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes

ShkodraWeb 7 July, 2026
berisha noka 2026

EMRAT – Këshilli Kombëtar i PD- së zgjedh Kryesinë e re, 14 nga 20 të votuarit janë të rinj në këtë pozicion

ShkodraWeb 2 July, 2026
majlinda bufi

Kryebashkiakja socialiste shpallet e pafajshme nga GJKKO, u akuzua për krime elektorale…

ShkodraWeb 1 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.