Ronaldo rrëmben një tjetër trofe të rëndësishëm, Portugalia e tij fiton Ligën e Kombeve

Ka mjaftuar një gol i Gonçalo Guedes në minutën e 60- të që Ronaldo të rrëmbejë një tjetër trofe të rëndësishëm. Potzugalia e tij ka mundur në finalen e Ligës së Kombeve Holandën e yjeve por pa eksperiencë. Në fakt, ylli i Juventus nuk ka bërë një paraqitje për tu mbajtur mend, por gjithmonë mbahen mend trofetë dhe fituesit. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë shënohet vetëm një gol që shpall edhe fituesin e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s.

Pavarësisht finales ku Ronaldo nuk la gjurmë, ai pati merita të mëdha për Portugalinë, tripleta e të cilit nxorri nga gara Zvicrën e shqiptarëve, e cila sot u mund nga Anglia vetëm me penallti duke zënë vendin e katër në Ligën e Kombeve. Veç të tjerave, ky sukses i Ronaldos, pas fitores së titullit kampion në Itali me Juventusin, mund ti shtojë shanset portugezit për “Topin e artë”. Gjithsesi, sonte Ronaldo do ti gëzohet një tjetër titulli të rëndësishëm, madje në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kompeticion që UEFA “e sajoi” për të eleminuar ndeshjet miqësore të kombëtareve.

Loading...