Lajmet vazhdojnë të qarkullojnë në media sipas të cilave Real Madridi mund ta lërë të lirë Ronaldon të kalojë tek Juve për 100 milionë euro, përdersa Bardhezijtë do ia plotësojnë edhe kërkesat e tij financiare për pagën.
Ai do të fitojë 30 milionë euro të pastra, e cila shumë do të jetë 60 milionë euro në vit, për shkak të taksave të larta në Itali.
Ronaldo është jo vetëm makineri golash por edhe makineri parash, kjo pasi aksionet e Juventusit u rritën 22 për qind këto tri ditë, që do të thotë se kapitali i klubit ka shkuar nga 665 milionë në 835 milionë euro, raporton Calcio e Finanza.
Paga e Ronaldos do të jepet edhe me ndihmën e disa kompanive të tjera që janë nën portofolin e familjes Agnelli.
Kompanitë që menaxhon kjo familje janë Exor, bashkë me Ferrari, FIAT dhe Jeep.