
Pavarësisht humbjes 4-1 në Barcelonë, Roma ka bërë sot realitet të pamundurën, duke fituar 3-0 ndaj Messit me shokë. Dzeko, De Rossi dhe Manolas janë autorët e golave që i dhuruan verdhekuqëve këtë sukses historik. Në këtë mënyrë Roma kualifikohet për në gjysmëfinalet e Championsit. Në çerekfinalen tjetër Liverpul-City, të kuqte fituan 2-1 duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e radhës. Takimi i parë kishte dalë 3-0 për djemtë e Klop.






