Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër, kandidat për zgjedhjet e 14 maj 2023: Në programin tonë kanë një zë të veçantë, pasi roli i tyre në familje dhe shoqëri është kyç dhe kontributi që japin padiskutim mbetet i pazëvëndësueshëm.
Falënderim dhe mirënjohje për gratë dhe vajzat e rajonit nr.5, për pritjen entuziaste, mesazhet që ndanë në këtë takim dhe për mbështetjen e dhënë.
Bashkë Fitojmë dhe nga 15 Maji e në vazhdim nisim punën për të vënë në jetë projektet tona për Shkodrën.